Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka uruar 12 qershorin e vitit 1999, Ditën e Çlirimit

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka uruar 12 qershorin e vitit 1999, Ditën e Çlirimit

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në orët e pasdites ka uruar për Ditën e Çlirimit. Limaj ka kujtuar dëshmorët e kombit, si dhe ka shprehur mirënjohje për trupat e NATO-s. 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar! ka shkruar Limaj dhe ka vazhduar. Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së takon zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim …