Daniel Serwer

Server: Emërimi i Haradinajt në postin e kryeministrit do t’i komplikojë raportet me Serbinë

Ish-diplomati amerikan dhe analisti i njohur  Daniel Serwer ka analizuar dhe ka  komentuar rezultatet që kanë arritur partitë politike. Ai ka shkruar se emërimi i Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit do t’i komplikojë raportet me Serbinë. Do t’i ashpërsojë edhe më shumë qëndrimet e serbëve brenda Kosovës dhe në Beograd ku atje është kryetar ish-zëvendëskryeministri, Vuçiq, që mbështeste Qeverinë e Millosheviqit. Sipas Serwer, BE dhe SHBA do të provojnë të ringjallin implementimin e marrëveshjes së Brukselit që synon riintegrimin e shumicës serbe bë Veri të vendit me pjesën tjetër, në këmbim të një autonomie më të madhe për serbët.   “Ramushi ka autoritet, që është i nevojshëm për një marrëveshje të tillë me serbët, por ai në këmbim do ta kërkojë shndërrimin e forcave të sigurisë të armatosura lehtë, në një ushtri sipas kërkesave të NATO-s” ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …