Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj: Të ligët nuk mund të më ndalin për të punuar për shtetin

Limaj: Në momentet më të vështira u bëmë bashkë për të rrugëtuar politikisht

Gjatë një takimi me degën e Nismës në Prishtinë, Fatmir Limaj, ka thënë se katër vite me parë janë bërë bashkë për t’ia dhënë një mundësi ndryshe Kosovës. “Dua të ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen qe keni pas në mua. Ju nuk i besuat shpifjeve por besuat në fjalët e mia. Unë e vlerësoj shumë se në momentet më të vështira u bëmë bashkë për të rrugëtuar politikisht. Vlera më e çmuar e një njeriu është besimi. Asgjë nuk mund të bëhet pa besim. Kosovës më së shumti i duhet besimi. Ky ekip i yni në ditët më të vështira jemi bashkuar kur më së shumti ka pasur kuptim besimi. Krejt jetën i kam dhënë këtij vendi dhe njerëzit e ligj nuk do të mund të më ndalin për të punuar për shtetin, por në nuk jam hakmarrës. Limaj  ka thënë se nuk premton gjëra të paarritshme por zotohet për të bërë punë të mira për vendin.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se rasti i Limajt ishte një përndjekje politike dhe linçim publik për faktin se mbështetej për disa mesazhe të cilat ishin të falsifikuara. “Ajo që i është bërë Limajt dhe të tjerëve për 8 vjet nuk ka mjet financiar që mund ta paguajë. Drejtësia e ka thënë fjalën e vet se njerëzit padrejtësisht nuk duhet të ndiqen. Njerëzit e kanë një jetë dhe atë duhet ta jetojnë me dinjitet. Kosova ka nevojë vërtetë për një shtet ligjor”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …