Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku po vazhdojnë me vizitat e përditshme në terren

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, në vazhdën e vizitave të përditshme në terren gjatë kësaj situate, për të parë dëmin e shkaktuar në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi, nga fatkeqësia e vërshimeve, sot kanë vizituar një ndër kompanitë më të dëmtuara nga përmbytjet. Nura dhe Lushtaku kanë qëndruar në fabrikën Lindi Doors, ku janë pritur nga pronari i saj Enver Mulaj, dëmi i shkaktuar në fabrikën e të cilit është vlerësuar të jetë rreth 300 mijë euro. Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë premtuar se Komuna do të jetë pranë çdo familje, biznesi dhe secilit të dëmtuar, deri në rimëkëmbjen e plotë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …