Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i ka ndarë mirënjohje Lazim Destanit, pronar i kompanisë Ecolog, në një takim që është zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komunës. Kryetari Nura e ka falënderuar Destanin për humanitetin dhe solidaritetin e treguar me rastin e vërshimeve të 19 janarit, duke ndihmuar familjet e prekura me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe artikuj të tjerë elementar, në një donacion me disa kamionë. Nga ana e tij, Destani si filantrop dhe afarist i suksesshëm, është shprehur falënderues ndaj kryetarit Nura për vlerësimin dhe mirënjohjen. Pas takimit në zyrë, kryetari Nura dhe Destani kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
