Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, drejtorë komunalë, zyrtarë, përfaqësues të shoqatave të UÇK-së dhe qytetarë, nderuan sakrificën e Azem e Shotë Galicës, në 100 vjetorin e rezistencë së heronjve të kombit shqiptar kundrejt forcave pushtuese të Kosovës, për të na bërë të vetëdijshëm se rruga e lirisë së popullit tonë ka nisur shumë kohë më parë dhe u kurorëzuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi heronjve të popullit, Azem dhe Shotë Galica! Ka thënë kryetari Nura.