Kryetari Nura ka pritur në takim zyrtar Altina Salihu, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, e cila zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare të drejtësisë

Altina Salihu, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, e cila zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare të drejtësisë, ku po merrnin pjesë 70 shtete të ndryshme, është pritur në takim zyrtar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku. Asaj i është ndarë mirënjohje për këtë arritje.

Kryetari Nura, me këtë rast, e ka përgëzuar Altinën për sukseset e arritura, dhe e ka inkurajuar të vazhdojë me angazhim shkollimin, ndërsa ka premtuar mbështetje nga Komuna për nxënës të talentuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …