leoni

Kryetari Nura ka pritur në takim zyrtarët e Agjencionit të Statistikave të Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkë me drejtorët komunal Hamit Geci dhe Kastriot Duraku, ka pritur në takim zyrtarët e Agjencionit të Statistikave të Kosovës, me ç’rast është diskutuar për përgatitjet e regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Në këtë takim që është i karakterit konsultativ në lidhje me planifikimin e aktiviteteve për regjistrim të popullsisë në vitin 2023, është bërë e ditur koha kur do të fillojë procesi i regjistrimit. Zyrtarët e ASK-së kanë njoftuar se regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 1 shtator 2023 ndërsa pritet të zgjasë deri më 16 tetor 2023. Kryetari Nura, nga ana e tij, ka ofruar të gjithë bashkëpunimin institucional në funksion të organizimit sa më të mirë dhe mbarëvajtjes së tij, në mënyrë që procesi i regjistrimit të popullsisë të realizohet sipas standardeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …