Kryetari Nura ka pritur në zyrën e tij nënën Shukrije Ahmeti me dy djemtë

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij, nënën Shukrije Ahmeti me dy djemtë Bahriu dhe Bedriu – bashkëshortja e heroit Malush Ahmeti e nëna e Leotrimit, një grua me zemër të madhe që është sfiduar me shumë ngjarje të rënda të jetës, por që ndihet krenare që i dha lirisë së Kosovës dy njerëzit e saj më të dashur! Kryetari Nura me këtë rast është nderuar me një mirënjohje nga Familja Ahmeti, për të cilën tha se është një nderë i madh dhe është shprehur falënderues.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, spital dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …