Kryetari Nura ka pritur zyrtarë dhe delegacione të ndryshme pas vërshimeve dhe përmbytjeve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur edhe sot zyrtarë dhe delegacione të ndryshme, pas vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktuan dhjetëra miliona dëme në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi. Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryetari Nura ka diskutuar mbi dëmet e shkaktuara në bujqësi, pas vërshimeve dhe përmbytjeve në shkallë të gjerë, dhe hapat për të rimëkëmbur këtë sektor kaq të rëndësishëm për komunën e Skenderajt, nëpërmjet mbështetjes nga niveli qendror. Edhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kreu i Skenderajt, ka zhvilluar bisedë rreth përkrahjes dhe mbështetjes nga ana e federatës, me qëllim që të ndihmohet rimëkëmbja e Skenderajt. Në një takim tjetër që ka pasur kryetari Nura me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është diskutuar për dëmet e shkaktuara në sektorin ekonomik, ku shumë biznese lokale janë dëmtuar nga niveli i lartë i vërshimeve. Me këtë rast, është premtuar përkrahje nga OEK-u, për bizneset e prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …