Kryetari Nura ka priture në takim përfaqësues të Fondacionit Sollon nga Zvicra

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë mirëpritur sot në takim përfaqësues të Fondacionit Sollon nga Zvicra, i kryesuar nga Douglas Funk, dhe të Institutit për Promovimin e Edukimit – IPEDU, udhëhequr nga Ramush Lekaj. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Komunës së Skenderajt dhe këtyre dy organizatave, me theks të veçantë për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve nëpërmjet ndarjes së bursave. Kryetari Nura i ka falënderuar mysafirët për mbështetjen e vazhdueshme, për çka u ka ndarë edhe mirënjohje.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e bujqësisë në Malishevë

Sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin “Amaneti”, …