Brickos

Kryetari Nura ka vizituar familjen e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, e kanë vizituar familjen e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë, me rastin e ditëlindjes së nënës së tij, zonjës Hyrë, e cila mbushi 85 vite. Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku i kanë uruar nënës së Thaçit shëndet të plotë bashkë me familjen. Ata gjithashtu kanë uruar që ditëlindja e radhës të festohet bashkë me presidentin Hashim Thaçi. Hyrë Thaçi njihet si një grua e respektuar që ushqeu me bukë gjatë ilegalitetit luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo dhe bashkëshorti i saj, bacë Haxhi Thaçi, janë krenarë për të birin dhe për gjithë trashëgiminë e tij ushtarake e politike në shërbim të lirisë së vendit.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …