leoni

Kryetari Nura ka vizituar shkollat e qytetit “Ahmet Delia”, “Anton Çetta” dhe “Hamëz Jashari”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar sot shkollat e qytetit “Ahmet Delia”, “Anton Çetta” dhe “Hamëz Jashari”, për të parë gjendjen e tyre që u shkaktua nga vërshimet e 19 janarit në komunën e Skenderajt. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e objekteve dhe në hapësirën e palestrave, ku sipas vlerësimit, llogaritet të jetë rreth 500 mijë euro vetëm në shkollat e komunës. Kryetari Nura bashkërisht me drejtorin Duraku, janë angazhuar maksimalisht që të sanohen dëmet e shkaktuara, në mënyrë që objektet shkollore të aftësohen plotësisht dhe të rikthehet procesi i rregullt shkollor.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …