Kryetari Nura ka vizituar shkollën “Shaban Jashari” ku ka përcjell nga afër procesin e vaksinimit

Në kuadër të imunizimit të popullatës nga virusi Covid-19, në shkollat fillore të komunës së Skenderajt po zhvillohet aksioni i vaksinimit të personave nën moshën 18 vjeç, me pajtim të prindit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë vizituar  shkollën “Shaban Jashari” në qytet, ku kanë përcjell nga afër procesin e vaksinimit.

Infermierët kanë njoftuar se plani i vaksinimit po shkon mirë dhe se nuk është paraqitur ndonjë pengesë.

Edhe nxënësit nga ana e tyre kanë shfaqur interesim për vaksinim.

Kryetari Nura është shprehur i kënaqur me ecurinë e procesit dhe me interesimin për të marrë vaksinën.

“Vaksina është e sigurte dhe efektive.

Vaksinohu!”, ka bërë thirrje kryetari i Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …