Brickos

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

U mbajt mbledhja e III-të, gjegjësisht mbledhja e II-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e kryesuar nga kryesuesi Hajdar Sutaj, në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, drejtorëve të drejtorive, përfaqësues të shoqërisë civile, u diskutuan dhe miratuan këto pika të rendit të ditës:

– Është diskutuar për situatën me ujë të pijes dhe cilësinë e ujit, pas rastit të infektimit masiv të qytetarëve në korrik të vitit 2021. Meqenëse Bordi dhe Menaxhmenti i KRU ‘’HidroDrini’’ nuk i është përgjigjur kërkesës së komunës së Deçanit për të njoftuar Kuvendin mbi situatën me furnizim me ujë të pijes, është ngritur një grup punues nga Kuvendi i Komunës, i cili është i autorizuar të marrë të gjitha veprimet e duhura për të qartësuar situatën me ujin e pijes për fshatrat të cilët nuk e shfrytëzojnë sistemin e ujësjellësit si pasojë e infektimeve masive në korrik të vitit 2021.

– Është shqyrtuar raporti i punës së  Kryetarit të Komunës për vitin 2021, në të cilin raport është pasqyruar puna me investimet dhe zhvillimet e mëdha në të gjitha fushat. Kryetari Ramosaj mori lëvdata për punën dhe angazhimin e tij dhe uruan që punët e mira mos të ndalen asnjëherë.

– Është bërë shqyrtimi i Auditorit të jashtëm për vitin 2020, ku Komuna e Deçanit ka dalë me performancën më të mirë në krahasim me komunat tjera. Raporti ka qenë pozitiv me disa rekomandime nga zyrtarët përgjegjës. Prezantimi u bë nga Agron Demukaj.

– Me arsyeshmërinë e dhënë nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, u morr vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021, në vitin fiskal 2022, të hyra këto të destinuara në kryerjen e shërbimeve në të mirë të qytetarëve deçanas.

– Është bërë shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Projekteve Kapitale të vitit 2022 nga fondi rezervë.

– Përfundimi i Rrugës së Qendrës së Qytetit, që përfshin ndërtimin e disa rrethrrotullimeve, duke filluar nga rruga e Ledinave, udhëkryqit tek kanali etj. Pastaj zgjerimi i urës dhe rrugës bashkë me rrethrrotullim nga Ura e Demës deri tek rruga e Gashit në Isniq.

– Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës ‘’Sadri e Adem Osaj’’, rruga përgjatë Lumbardhit. (nga ura e Demës deri tek Gushavci).

– Mirëmbajtja verore dhe dimërore e të gjitha rrugëve në Komunë.

– Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rehabilitimi i të gjitha rrugëve në bjeshkët e fshatrave të komunës.

– Vazhdimi dhe përfundimi i punëve në Qendrën Rinore.

– Ndërtimi i rrethojave metalike në disa shkolla të komunës së Deçanit.

– Ndërtimi i memorialeve të dëshmorëve në Llukë, Strellc, Pobergjë, Voksh, Dubovikë e të tjera.

– Instalimi dhe zgjerimi i ndriçimit efiçient.

– Ndërtimi i parqeve në rrugën në drejtim të Manastirit dhe rrugën e ‘’UCK’’-së.

– Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në llotin e 3-të, në fshatrat Shaptej, Llukë, Strellc, Gramaqel dhe në të gjitha fshatrat tjera që kanë mbetë pa përfunduar. Këto projekte u prezantuan nga Drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni.

– Marrja e vendimit për aprovimin e mjeteve buxhetore për aktivitetet e Komunës dhe datat me rëndësi gjatë vitit 2022, të cilat i prezantoi Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj.Leonora Ukëhajdaraj.

– Gjithashtu janë themeluar katër komisione vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronave me interes për qytetarët apo bizneset, të cilat i përmbushin kriteret e kërkuara.

– Është formuar Komisioni për monitorimin e procesit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve në komunën e Deçanit.

– Është caktuar lokacioni për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve afër SH.F.M.U ‘’Lidhja e Prizrenit’’. Propozime të cilat i ka argumentuar Drejtori për Arsim Bekim Vishaj.

– Gjithashtu Drejtoresha për Buxhet dhe Financa ka njoftuar edhe për ekzekutimin e bursave për studentët përfitues.

– Është diskutuar dhe mbështetur edhe kërkesa e Drejtoreshës së Shëndetësisë znj.Agnesa Vokshi, për zgjatjen e orarit për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve në QKMF.

– Si dhe është miratuar edhe kërkesa e Drejtoreshës së Kulturës për të mbështetur financiarisht Klubin e Futbollit ‘’Deçani’’.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …