Kryetari Nura merr pjesë në shënimin e 578 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës

Në shënim të 578 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku janë organizuar një sërë aktivitetesh nga Bashkia e Lezhës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Në aktivitetin kryesor të mbajtur në qytetin e Lezhës, ku kanë marrë pjesë një numër i madh i kryetarëve të bashkive të Shqipërisë, të komunave të Kosovës dhe trevave tjera shqiptare, është folur për rëndësinë e ngjarjes historikë të shqiptare, siç është Besëlidhja e Lezhës, që më 2 mars ishte organizuar për herë të parë nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe atij të Prishtinës, Përparim Rama, iu është organizuar edhe pritje zyrtare në Bashkinë e Lezhës, ku janë pritur nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu. Kryetari Nura në fund të vizitës zyrtare në Shqipëri, ka vendosur kurora me lule te varri i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person, lule dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit …