Kryetari polak, Andrzej Duda, ka arritur të dielën në Kiev dhe i bëri thirrje Ukrainës të mos dorëzohet

Kryetari polak, Andrzej Duda, ka arritur të dielën në Kiev dhe i bëri thirrje Ukrainës të mos dorëzohet

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka arritur të dielën në Kiev dhe është bërë kreu i parë i një shteti që i është adresuar Parlamentit ukrainas, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në këtë shtet më 24 shkurt. Duda i ka bërë thirrje Ukrainës të mos dorëzohet ndaj kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin. Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj”, u ka thënë ai ligjvënësve. “Asgjë për ju, pa ju”. Ai ka shtuar se dorëzimi i çfarëdo territori ukrainas do të përbënte goditje për gjithë Perëndimin dhe ka përsëritur mbështetjen polake për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Vizita e tij ka ndodhur teksa forcat ruse kanë zgjeruar operacionet ushtarake në lindje të Ukrainës. Ushtria ka raportuar për bombardime të reja në rajonin e Donbasit.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …