Mbi 23 maturantë në gjithë Kosovën sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë

Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Gjatë këtij viti ky test ka pësuar ndryshime, pasi organizimi i tij do të bëhet në dy ditë. Testi do ketë 200 pyetje në 5 lëndë shkencore dhe në 4 lëndë shoqërore. Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndryshimet duhet të ndodhin, por sipas tyre, problem vazhdon të jetë administrimi i procesit të testimit. Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime për sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes se tij. Rreth 24 mijë semimaturantë do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë me 4 dhe 14 qershor. Se këtë vit do të ketë ndryshime, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla. Ajo tha se qëllimi i këtij ndryshimi është që vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, të bëhet në të gjitha lëndët relevante. “Testi i Arritshmërise për klasat e nënta këtë vit do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë, me 4 qershor, do të organizohet testi në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, me 14 qershor, në lëndët shkencore. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mundë të fokusohemi me shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë në një numër të vogël pyetjesh”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …