Gazmend Syla: Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare

Gazmend Syla: Nuk presim incidente më 16 shtator, kërkojmë qetësi

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se nuk pret tensione apo incidente më 16 shtator, kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Syla ka thënë se OVL-UÇK nuk ka informacione për ndonjë situatë që mund të përshkallëzohet, ndërsa veteranëve u është bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. “Si OVL, nuk kemi ndonjë informacion të mundshëm për ndonjë përkeqësim të situatës. Ne u kemi bërë thirrje veteranëve, që të jenë të qetë dhe të përmbajtur”, ka deklaruar ai. Duke komentuar paralajmërimin e Ambasadës amerikane për protesta të mundshme, Syla ka përsëritur se organizata nuk pret incidente, ndërsa ka kërkuar edhe nga komuniteti serb në Kosovë që të shmangë veprimet që mund të nxisin tensione. Megjithatë, ai ka theksuar se për OVL-UÇK-në çdo vendim tjetër përveç lirimit të ish-krerëve të UÇK-së do të jetë i papranueshëm dhe do të kundërshtohet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, pa dëmtuar shtetin e Kosovës. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16 shtator do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë, ndërsa institucionet vendore kanë zhvilluar koordinim me KFOR-in, EULEX-in, Ambasadën amerikane, Zyrën e BE-së dhe OSBE-në.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku akuzon Albin Kurtin për qasje të gabuar ndaj historisë së Kosovës

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …