Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti prezantoi sot pjesën e programit, “Prona jonë e barabartë në planifikim”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti prezantoi sot pjesën e programit, “Prona jonë e barabartë në planifikim”

Kryetari Shpend Ahmeti prezantoi sot pjesën e programit “Prona jonë, e barabartë në planifikim”, ku u fol për Hartat Zonale dhe mënyrën e vlerësimit të pronës së secilit. Në vitin 2013 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kaluar Ligjin e ri të Planifikimit dhe Ligjin e ri të Ndërtimit me që rast ka përcaktuar format e reja të planifikimit për Komuna. Planet Zhvillimore Urbane janë zëvendësuar me Hartat Zonale të cilat paraqesin një plan rregullativ të përgjithshëm të qytetit. Gjatë viteve 2014 – 2017 Prishtina ka përfunduar të gjitha përgatitjet për hartimin e hartës zonale. Janë regjistruar në GIS të gjitha objektet në qytet, janë bërë të gjitha matjet gjeodezike e po ashtu janë regjistruar edhe të gjitha instalimet infrastrukturore të qytetit. Tek në vitin 2017, Ministria ka hartuar Udhëzimin Administrativ në bazë të të cilit duhet të punohen këto harta.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …