Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, premton zgjidhje për familjet e pastreha

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, premton zgjidhje për familjet e pastreha

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, premton të bëj zgjidhje për familjet e pastreha.  Këtë zotim ajo e dha gjatë takimeve që ka zhvilluar me banorë të Bairit, Shipolit dhe Iliridës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Zonja Idrizi theksoi se për shkak të rrethanave që ka pasur Mitrovica, strehimi ka qenë dhe mbetet një problem shumë i rëndë, për çka nevojitet angazhim dhe projekte konkrete. “Mitrovica ka pasur shumë të zhvendosur, sidomos nga veriu, mandej familje që nuk kanë as parcela dhe as mundësi për të bërë zgjidhje sa i përket strehimit. Në kuadër të mandatit të ardhshëm qeverisës në Mitrovicë, që do ta fitojmë me mbështetjen tuaj, planifikojmë që të bëjmë zgjidhje për rastet sociale nëpërmjet ndërtimit të objekteve të banimit në parteneritet publiko-privat”.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …