Kryetari Rama nënshkruan kontratë 8-vjeçare me 24 operatorë privatë të transportit publik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, ka nënshkruar të hënën marrëveshje të rëndësishme 8-vjeçare me 24 operatorë privatë në kuadër të reformës së transportit publik. Kjo marrëveshje e bën bashkëpunimin me operatorët një faktor kyç për përmirësimin e shërbimeve të transportit publik për qytetarët.

Sipas kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen nga komuna për çdo kilometër të përshkuar, duke siguruar një sistem më efikas dhe me shërbime të përmirësuara për përdoruesit e transportit publik. Po ashtu, kontrata parashikon blerjen e autobusëve të rinj nga operatorët, duke modernizuar flotën e mjeteve të transportit.

Kjo reformë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv jo vetëm në cilësinë e transportit, por edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke reduktuar ndotjen dhe trafikun brenda qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Për Kosovën Fituese!

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj është Kandidat për Deputet i Koalicionit AAK-NISMA për …