Bashkim Ramosaj

Kryetari Ramosaj falënderon të gjithë ata që e ndihmuan komunën e Deçanit gjatë kohës së Helmimit të disa qytetarëve nga uji i pijes

Kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, përmes një postimi të tije në facebook i ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan komunën e Deçanit gjatë kohës së helmimit nga uji i pijes, ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, javën që lamë pas, së bashku jemi përballur me shfaqjen e epidemisë si pasojë e helmimit nga uji i pijes, andaj, dua që përzemërsisht të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në lehtësimin e kësaj situate; ekipet mjekësore, mjekët vullnetar, Shtabin Emergjent, ish Kryeministrin z.Ramush Haradinaj, Ushtrinë e Kosovës, kryetarët e komunave, të cilët pa hezitim ma ofruan ndihmën e tyre, kryetarin e Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, Bashkësinë Islame, mediat e shkruara dhe elektronike, e në veçanti të gjithë qytetarët që kontribuuan si me mjete financiare dhe donacione, laboratorin “Bio-Hit” për shërbimet laboratorike falas dhe donacionin me medikamente mjekësore, Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Organizatën “Qatar charity”! Kompanitë; “Interex”, “Elkos Group”, “Viva Fresh Store”, “Abi”, “Kelkos Energy”, “Ston Castle”, Nezir Tolaj, “Devolli Group”, “LIKA Group AG”, Qendra Tregtare “Tropikal”, “Sinalco”, “Fluidi”, kompaninë “Fruti”, “Bonus Bonita”. Po ashtu falënderoj këngëtarin Labinot Tahiri, i cili dha një kontribut të veçantë gjatë kësaj kohe!

Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …