LDK

LDK: Pezullimi i marrëveshjes për tiketa u arrit nga presioni publik por dorëheqja e Aliut dhe Durmishit është e domosdoshme

Zëdhënësja e Lidhjes Demokartike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar me rastin e pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, e cila parashihte që qytetarët të paguanin nga 5 euro. Përmes një postimi në Facebook, Halimi vlerësoi se pezullimi i marrëveshjes u arrit nga presioni publik, teksa thotë se dorëheqja është e domosdoshme dhe e pamjaftueshme. “Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme”, shkruan ajo. Lidhur me këtë, Partia Socialdemokrate sot ka organizuar një aksion para objekti të “Rilindjes”, ku kërkoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …