Kryetari Ramosaj i fton bashkatdhetarët në zyrën e tij për kafen e mëngjesit, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në ora 10:00

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj është në dispozicionin e bashkatdhetarëve gjatë këtyre ditëve sa janë në vendlindje. Kryetari Ramosaj i fton në zyrën e tij për kafen e mëngjesit, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në ora 10:00, të takohen dhe bashkëbisedojnë për të gjitha temat që i preokupojnë, për idetë tuaja, për zhvillimin e Deçanit apo për tema të lira të cilësdo natyrë! Kryetari Ramosaj u është falënderues për kontributin për vendin, e në veçanti për qytetin e Deçanit dhe ju dëshirojnë qëndrim të këndshëm në vendlindje, pranë më të dashurve tuaj!

 

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …