Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Komunë e Deçanit dhe për sferën e sigurisë. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj e njoftoi Gjeneralin D’Addario, për projektet të cilat janë duke u implemetuar në komunë e Deçanit dhe planet për realizimin në të ardhmen në theks të veçantë për Zhvillimin e Turizmit, Bujqësisë, Arsimit dhe infrastrukturë rrugore. Gjatë këtij takimi u vlerësua se  gjendja e sigurisë në Komunën e Deçanit, është e qetë dhe stabile. Më këtë rast kryetari Ramosaj e falënderoi Komandantin D’Addario, për krijimin e një klime paqësore dhe një mjedis të qetë si dhe një bashkëpunim të shkëlqyer mes KFOR-it dhe Institucionit Komunal të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …