Kryekuvendari Veseli kërkon nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën

Kryekuvendari Veseli kërkon nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me një delegacion franko-gjerman që përbëhet nga zyrtarë të Parisit e Berlinit, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Parisit dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon. Bashkë me kryekuvendarin, në këtë takim kanë marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Burime brenda takimit, bëjnë të ditur se Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën. Ai po ashtu ka kërkuar nga mysafirët që Gjermani dhe Franca duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranoj asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret. Veseli ka thënë se mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë e masakruar nga shteti serb dhe edhe pas 20 vjetësh drejtësia nuk i ka gjykuar kriminelët.  Andaj, siç mësohet nga burime brenda takimit, kreu i Kuvendit ka thënë se Tribunali është i pashmangshëm dhe do të ndodhë, ndërsa ka theksuar se drejtësia vetëm sa i kontribuon paqes së qëndrueshme mes dy popujve dhe Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …