Kryetari Ramosaj, ka pritur në vizitë Koloninë e Artistëve Rajonal

Në peizazhin e bukur të Grykës së Deçanit, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në vizitë Koloninë e Artistëve Rajonal, me të cilët ka biseduar rreth artit të pikturës. Deçani ka disa vite që organizon një minikoloni me disa artistë vendorë dhe nga Shqipëria, e në këtë takim u bisedua që ky aktivitet të zgjerohet në nivel kombëtar si ngjarje e rëndësishme artistike. Në këtë takim ishin këta piktorë: Musë Prelvukaj, Azem Gashi, Nezir Ramosaj, Skënder Idrizi, Haxhi Kastrati, Zymer Mulliqi, Vullnet Begolli dhe Idriz Berisha-Xhixhi. Kryetari Ramosaj tha se, jam tejet i nderuar dhe mirënjohës për dhuratën e pranuar nga piktori mitrovicas Skënder Idrizi, një pikturë e bukur me tematikë nga horizontet e Trepçës.

Mund të jetë art në lidhje me: 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …