Komuna e Skenderajt ka pranuar donacionin nga GIZ-i gjerman, 2 mijë kontejnerë për mbeturina me kapacitet prej 120L, për ekonomitë familjare, si dhe 102 kontejnerë me kapacitet 1.1 m/kub

Komuna e Skenderajt ka pranuar donacionin nga GIZ-i gjerman, 2 mijë kontejnerë për mbeturina me kapacitet prej 120L, për ekonomitë familjare, si dhe 102 kontejnerë me kapacitet 1.1 m/kub.

Drejtoria për Shërbime Publike në Skenderaj dhe kompanitë publike “Uniteti” dhe “Eko Natyra” do të fillojnë shpejt të bëjnë shpërndarjen e kontejnerëve në të gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, gjegjësisht kudo që ka nevojë.

Në bazë të planit paraprak, fillimisht shpërndarja do të bëhet në ato fshatra në të cilat familjet nuk kanë qenë të furnizuara me kontejnerë.

Me shpërndarjen e tyre do të arrihet mbulueshmëria 100% e shërbimit në menaxhim të mbeturinave në gjithë territorin e komunës së Skenderajt.

Menaxhimi i mbeturinave dhe mirëmbajtja e hapësirave publike, mbeten prioritet i qeverisjes aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …