Kryetari i Deqanit Bashkim Ramosaj ka vizituar lojtarët e KF Deçani

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vizituar djemtë e KF Deçanit, të cilët po bënin përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së parë që do ta zhvillojnë të dielën, në hapjen e edicionit garues për këtë vit. Kryetari Ramosaj tha se ishte mbresëlënëse të shihje entuziazmin e lojtarëve dhe punën e madhe të shtabit teknik, të cilët i urova për punën dhe fillimin e kampionatit. Njëkohësisht, ndava mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit për bashkatdhetarin tonë z. Flamur Miroci, pronar i “Auto Haus Juniku”, i cili i ka pajisur klubin e qytetit me dy palë fanela për lojë. Flamurit dhe mbarë familjes së tij i jam mirënjohës dhe falënderues. Djema, ju priftë e mbara në përfaqësimin e qytetit në mënyrë sa më dinjitoze, ashtu siç dini ju më së miri, ka thënë në fund kryetari Bashkim Ramosaj.

May be an image of 6 people, people golfing, people standing and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …