Kryetari Ramosaj, kërkon nga KEDS-i shtimin e investimeve në komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka takuar zyrtar nga KEDS-it. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, kërkoi nga KEDS-i dislokimin e shtyllave të cilat pengojnë zhvillimin e projekteve infrastrukturore ne zonën urbane dhe ne zonën rurale, pos dislokimit të shtyllave kryetari Ramosaj kërkoj dislokim te trafove të cilat janë në pozita ku pengojnë zhvillimet e projekteve siç është rasti tek Kompleksi i Dëshmorëve në Carrabreg të Epërm. Ramosaj tha se kemi nevojë për ndërhyrje urgjente në disa fshatra sepse dëmtimi i shtyllave dhe rrjetit elektrik rrezikon edhe jetën e banorëve ku tashmë jemi në fillim të stinës së dimrit. Nga zyrtarët e KEDS-it u premtua se kërkesat e komunës së Deçanit, do të shqyrtohen dhe do të shikohet mundësia e intervenimit sa më shpejtë që të jet e mundur, duke bërë të dituar se komuna e Deçanit në vitet në vazhdim do të jet përfituese e shumë investimeve nga KEDS-i.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …