MIT
kek
Airport Adem Jashari
Fillimi / Institucionet / Ministria nuk mund të ndërhyj në FFK

Ministria nuk mund të ndërhyj në FFK

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka thënë ministria nuk mund të ndërhyjë në Federatën e Futbollit e asnjë federatë tjetër.

Ministria të cilën Gashi e drejton, ka lëshuar një interpretim ligjor mbi legjitimitetin e kreut aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Sipas shkresës juridike të lëshuar nga MKRS-ja, Ademi është zgjedhur kundërligjshëm si kryetar i FFK-së vitin e kaluar.

Por, kreu i ministrisë, Kujtim Gashi, ka deklaruar se dokumenti i lëshuar nga zyra ligjore e MKRS-së ishte gabim.

“Ai interpretim ishte gabim, pasi ministria nuk mund të ndërhyje në asnjë federatë. Ishte veprim  i një individi, por ministria nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e federatës”, u shpreh Gashi.

Ky i fundit e pranon se ky dokument bëri bujë, teksa fajin e lë tek zyra ligjore që ka bëra një veprim të tillë.

Ndryshe, nëse MKRS konstaton se ka pasur shkelje si në këtë rast, atëherë gjëja e vetme që mund të bëjë kjo ministri është t’ia heqë licencën FFK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Takohen kryetarët e dy komunave, Deçanit dhe Plavës ,rruga Deçan-Plavë cilësohet te jetë projekt shekullorë dhe vepër jetësorë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, ...