Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Handikos” në Skenderaj, ka mbajtur një organizim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë, aty u diskutua për problemet me të cilat përballën personat e kësaj kategorie shoqërore. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ju ofroi përkrahje kësaj kategorie shoqërore. Ndër të tjera kryetari Jashari theksoi: “Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë ishim të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Handikos” në Skenderaj, ku kaluam kohë së bashku duke bashkëbiseduar shumë gjëra për shqetësimet e tyre dhe mundësit që kemi për të bërë gjëra të mira për këtë kategori të shoqërisë. Do të jemi në përkrahje të kësaj kategorie të shoqërisë jo vetëm në këtë ditë, por gjithmonë do të qëndrojmë pranë tyre!”, ka thënë ndër të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …