Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtore qëndroi për vizitë në Vjenë të Austrisë

Kryetari i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosja, i shoqëruar nga Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni dhe zyrtari i lartë financiar në Komunën e Deçanit Agron Demukaj, janë pritur nga Herbert Utz nga kompania Maschinen – Umwelttechnik – Transportanlagen GmbH më seli Vjenë  të Austrisë. Produkt i këtij takimi ka qenë marrëveshja e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë e nënshkruar në janar të vitit 2017 për një kredi (të butë) që do ti ipetë Kosovës nga Qeveria Austriake. Të dy palët janë dakorduarë që ky projekt i përbashkët të implementohet më së largu deri në fund të vitit 2018 që nënkupton se komuna e Deçanit e ka shumë të nevojshme pajisjen e ndërmarrjes tashmë komunale ,,Hixhena’’ më makineri të nevojshme për grumbullim të mbeturinave, pastrim të rrugëve mirëmbajtje të kanalizimit etj. Pas kësaj vizite të këtij delegacioni nga komuna e Deçanit, e cila rezultoi të jetë e suksesshëm, një delegacion i kompanisë në fjalë nga Vjena e Austrisë në muajin në vinim pritet ta vizitoi komune e Deçanit, të shoh nga afër kompaninë në fjalë njëkohësisht edhe të nënshkruajnë marrëveshjen mes dy palëve ku do të specifikohen të gjitha në detaje lidhur më bashkëpunimin e Institucionit komuna dhe kompanisë Maschinen – Umwelttechnik – Transportanlagen GmbH më seli Vjenë të Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …