QKMF në Malishevë bëhet me këshillimore për pacient me sëmundje kronike të hipërtensionit dhe diabetit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, prej të mërkurës e ka hapur edhe këshillimoren për pacient me sëmundjet jo ngjitëse (Hipërtension dhe Diabet). Kjo është realizuar falë një bashkëpunimi të mirë të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH). Në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimore, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, mjekë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, fillimisht i ka përshëndetur dhe më pas i ka falënderuar AQH- në për këtë ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme për QKMF-në, ku përmes trajnimeve dhe ndihmës në aparaturë dhe mjete konkretizuese, ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Lidhur me këtë projekt dhe bashkëpunimin e mirë tani e tri vite mes QKMF-së dhe AQH-së, foli koordinatorja e projektit në QKMF, Valbona Gashi, e cila është edhe kryeinfermiere në QKMF. Ajo e prezantoi punën tri vjeçare me AQH në Malishevë, dhe ndihmën konkrete në disa fusha që AQH ka dhënë për QKMF-në në Malishevë, përfshi edhe qendrat të mjekësisë familjare për shërbimin e vaksinimit, deri në hapjen e kësaj këshillimore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …