Kryetari Ramosaj nis ditën më stafin e N.K ,,Higjiena’’

Ani pse në kohë pandemie punëtorët e Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ në Deçan, kanë vazhduar punën me përkushtim për një qytet të pastër dhe Ekologjik duke zbatuar orarin e grumbullimit të mbeturinave ashtu siç ishte paraparë. Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë e nisi ditën në këtë ndërmarrje për tu taku nga afër më gjithsecilin nga punëtoret e kësaj ndërmarrje të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm po punojnë që qyteti i Deçanit dhe të gjitha fshatrat të jenë të pastra. Ramosaj tha se puna juaj është edhe shëndetit i gjithsecilit nga ne sepse duke pas një ambient të pastër ne kemi edhe shëndetin e mirë, andaj angazhimi i gjithsecilit prej nesh për mbrojtjen e mjedisit duhet të jetë i përditshëm.

Ta ruajmë ambientin e pastër të komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …