Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Askush nuk ka hise në bisedimet e reja politike me Beogradin

Sot, më 13 maj 2020, mediet tona (portalet) po shkruajnë se edhe Rusia e Putinit kërkon të jetë pjesë e bisedimeve politike Kosovë-Serbi. Ata nuk kanë faj pse e kërkojnë këtë, pasi, faji nuk është i tyre, pse “është hapur kutia e Pandorës”. Kjo kuti pa asnjë arsye politike i ka hapur çështjet e bisedimeve në mes të Prishtinës e Beogradit zyrtar, me fajin e Presidentëve e Kryeministrave të Kosovës. Dhe jo vetëm që janë hapur, por shtetit të Kosovës, përditë po i shkaktohen probleme të mëdha vështirë të riparueshëm. Pa dyshim përgjegjësin më të madhe në këtë katrahurë politike i ka Presidenti i sotëm i Kosovës dhe partitë politike që e mbështeten në këtë proces kontrovers. Siç po shihet në këtë proces ishte lehtë të hyhet, por, po del se është goxha vështirë të dilet. Po del si ajo puna e belbanit, kur e pyeti qerrtari: “A hihet”? Derisa belbani (njeriu që belbëzon) i tha: “meeeee hihihiiihet pooo nuuuuk diiiilet”. Qerrtari hyri në batak dhe mbet. Qerrtari i tha: Pse nuk tregove? Ky që belbëzonte i tha: Ti u ngute e nuk e prite përgjigjen time”. Kështu edhe pala e Kosovës hyri e ka mbetur në batakun e bisedimeve. Kështu disi i del secilit të gjithëdijshëm që nuk këshillohet me njerëzit e duhur.

Në këto bisedime, Kosova i kishte tri e më shumë arsyeje të mëdha që mos të hynte fare:

  1. Kosova dhe Serbia nën drejtimin e Përfaqësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe nën mbikëqyrjen e Grupit të kontaktit, në vitin 2007, i patën përfunduar Bisedimet e Vjenës, ku secila palë i pat shtyrë kërkesat e veta e në fund pala serbe dhe Rusia nuk u pajtuan.
  1. Kur për shkak të vetos ruse në KS për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, Bota perëndimore (BE – SHBA) e zgjodhën rrugën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovë. Pra shpallja u bë në koordinim të plotë të Kosovës më SHBA-të dhe BE-në, më 17 shkurt 2008, dhe
  1. Pas këtij veprimi, Serbia GJND-së i ka dërguar një pyetje për Kosovën: “Se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës a është në përputhje më drejtësinë ndërkombëtare?”. GJND-ja më 22 korrik të vitit 2010, ia kthen përgjigjen Serbisë se: “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.” Institucioni profesional i OKB-së, “GJND konsideron se e drejta e përgjithshme ndërkombëtare, nuk përmban asnjë dispozitë me të cilën ndalohet shpallja e pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi GJND-ja konstaton se pavarësia është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”https://www.dw.com/sq/gjnd-pavar%C3%ABsia-e-kosov%C3%ABs-%C3%ABsht%C3%AB-n%C3%AB-p%C3%ABrputhje-me-t%C3%AB-drejt%C3%ABn-nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare/a-5826936

Sipas Radio Evropës së Lirë, Presidenti i GJND-së Hisashi Ovada, konstaton se: “Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare   https://www.evropaelire.org/a/2107064.html

Pastaj është e ditur se edhe përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari kishte propozuar “Pavarësi të mbikëqyrur” e cila gjithashtu në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar: OKB, SHBA dhe BE, është hequr në Vjenë më 2 korrik 2012 në takimin e “Grupi Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovën, vendosi sot që mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës, të përfundojë në muajin shtator. Vendimi u mor në takimin e sotëm të këtij grupi në Vjenë, ku u tha se plani i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, “është zbatuar në mënyrë thelbësore dhe me këtë autorizohen hapat përfundimtar për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare”. https://www.zeriamerikes.com/a/kosove-grupi-drejtues-vendosi-te-permbylle-pavaresine-e-mbikeqyrur/1352680.html

Të gjitha këto vendime të mëdha, ndërkombëtare e vendore, e më shumë ndërkombëtare se vendore, janë marrë në koordinim të plotë me Faktor relevant ndërkombëtar, të cilat i bëjnë të panevojshme bisedimet politike të filluara në Bruksel. Në vijë me këto vendime është edhe Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së e cila ka sugjeruar për bisedime teknike.

Shkurt përgjegjësia politike për këtë katrahurë e labirinth, nuk është e askujt nga jashtë, është përgjegjësi kryekreje e qullsisë sonë politike dhe kjo qullsi e vazhdimi me ketë qullsi, nuk mund të sjell kurrfarë ndryshimi përmbajtjesor.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …