Brickos

Kryetari Ramosaj po qëndron për vizitë në New York

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj po qëndron për vizitë në kryeqytetin e shtetit të New York, në Albany. Kryetari Ramosaj mori pjesë në manifestimin e organizuar nga asambleja dhe senati i New York-ut, me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës prinë për çlirimin e Kosovës, prinë në njohjen e pavarësisë së republikës së Kosovës. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës së ushtrisë amerikane dhe NATO-s. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë. Kryetari Ramosaj në emër të qytetarëve të Deçanit dhe popullit të Kosovës ka shpreh mirënjohje për senatoren e shtetit, znj. Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarin e asamblesë së shtetit, z. Charles Fall, për angazhimin dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë. Po ashtu shprehi mirënjohje për shoqatën shqiptare amerikane për punën e tyre vullnetare, ku përmes aktiviteteve të ndryshme promovojnë miqësinë tonë të shenjtë dhe vlerat e përbashkëta që i kemi me miqtë tanë, ShBA-të.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …