Kryetari Ramosaj priti në takim drejtorin e Federatës së Golfit të Kosovës, z. Lavdim Zylfiu

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj priti në takim drejtorin e Federatës së Golfit të Kosovës, z. Lavdim Zylfiu, si dhe bashkatdhetarin, z. Berat Memaj i cili jeton dhe punon në Zvicër. Me ta diskutuan mundësinë e krijimit të kushteve më të përshtatshme të zhvillimit të sportit të golfit në Komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se ashtu siç edhe jemi prononcuar, jemi të hapur për çfarëdo mundësie të bashkëpunimit për një qytet me perspektivë dhe standard të duhur, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që ky qytet i posedon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …