Kryetari Ramosaj qëndroi për vizitë urimi në Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga Deputetja Time Kadrijaj, Kryesuesi i Kuvendit Hajdar Sutaj, Drejtori Komunal Isuf Demhasaj, e bashkëpunëtorë tjerë, qëndruan për vizitë urimi në Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan. Me këtë rast Kryetari Ramosaj i përcjelli urimet më të mira Kryetarit të KBI -së, z. Naser Tolaj, Sekretarit z. Musa Ukaj dhe gjithë Imamëve të Deçanit! Kryetari Ramosaj shprehi mirënjohjen e tij për përkushtimin e KBI-së dhe vlerësoj lartë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm mes dy  institucioneve. Po ashtu edhe njëherë uroj gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të besimit Islam, me rastin e Fitër Bajramit, duke iu uruar mbarësi, dashuri e begati për ta dhe gjitha familjet e tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …