Kryetari Ramosaj së bashku me Ministrin Çeku vizituan Xhaminë në fshatin Dranoc e ndërtuar që nga viti 1773

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Ministrin Hajrulla Çeku, vizituan Xhaminë në fshatin Dranoc, e cila është restauruar si projekt nga Ministria e Kulturës. Kjo xhami e ndërtuar që nga viti 1773, e cila po ashtu ka shërbyer si shkollë gjatë vitit 1915 deri më 1918, është aset me vlera të mëdha i trashëgimisë tonë kulturore. Kryetari Ramosaj tha se jam i lumtur që ka përfunduar restaurimi i kësaj xhamie, në një hapësirë të qasshme për të gjithë komunitetin. Ramosaj e ka falënderuar Ministrin Çeku për projektet e realizuara në Komunën e Deçanit, që ndihmojnë në ruajtjen e pasurive dhe vlerave tona kulturore!

May be an image of 7 people and suit

May be an image of 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …