Kryetari Ramosaj takoj drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, të dielën në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, ka takuar drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakordua që të hënën me 21 janar të fillojmë me procesin mësimor. Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt. Kurse për të hënën më 21 janar në ora 8:00, kryetari Ramosaj, ka ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës të jenë në takim ne zyrën e tij, me qëllim të tejkalimit të situatës e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …