Bashkim Ramosaj

Kryetari Ramosaj uron gjithë besimtarët Islam me rastin e muajit të Ramazanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me rastin e muajit të shejtë të Ramazanit i uron gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë:

Të dashur qytetarë!

Shumë të respektuar besimtarë Islam!

Të nderuar udhëheqësi e Bashkësis Islame dhe gjithë ju Imamë!

Nga sonte po hymë në muajin e shenjët e të bekuar të Ramazanit!

Besimtarët nga dita e sotme përjetojnë ardhjen e muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore. Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Zotin, me prindërit, me vëllezër dhe me gjithë qytetarët kudo që jetojnë. Ta shfrytezojmë këtë muaj për më shumë dashuri, bamirësi dhe ndihëm ndajë gjithë atyre që kanë nevojë! Me këtë urim i urojmë besimtarëve të besimit Islam ardhjen e muajit të Ramazanit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqë në shtëpitë tuaja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …