Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, po rrezikon nisjen e luftës në Evropë, duke grumbulluar trupat përgjatë kufirit me Ukrainën. Ky është mendimi i një ish-ambasadori amerikan, Majkel Mc Faol, i cili ka punuar si ambasador amerikan në Rusi në periudhën 2012-2014, kur Putin aneksoi Krimenë. Ai tha Rusi po teston Amerikën me spektaklin e forcës që po nervozon Evropën. Mek Faul thotë se luftën do ta niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me pretekstin se po “liron” rusët në lindje të Ukrainës, që i konsideron shtetas të saj. Presidenti i Ukrainës, Zelenskij, i ka kërkuar Putinit që të bisedojnë për këtë grumbullim trupash në kufi, por ende nuk ka marrë përgjigje. Gjatë kësaj jave ai do të udhëtojë për në Paris, me qëllim për të diskutuar me aleatët evropianë lidhur me tensionet në rritje.
Kontrolloni gjithashtu
Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin
Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
