Kryetari Ramosaj viziton dy shkolla : SHFMU ,,Bajram Curri ” në Strellc të Epërm dhe SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit ” në Strellc të Ulët

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e Arsimit Qazim Maloku dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar dy shkolla, SHFMU,,Bajram Curri” në Strellc të Epërm dhe SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit” në Strellc të Ulët. Gjatë kësaj vizite janë pa nga afër punimet që kanë ndodhur në  këto dy shkolla: Në SHFMU ,,Bajram Curri” në Strellc të Epërm është investuar në projektin e Efiqiencës së  Energjisë, projekt ky i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim më Komunën e Deçanit në të cilën janë krijuar kushte dukshëm më të mira se sa ishin gjithnjë duke menduar në përmirësimin e kushteve të punës edukativo arsimore në këtë shkollë. Ndërsa në SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit” në Strellc të Ulët u panë punimet që janë bërë si investim i drejtpërdrejtë i komunës së Deçanit dhe angazhimit personal të Kryetarit Ramosaj, ku u pa qartë një punë e shkëlqyer në rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës investime këto të cilat janë mirëpritur nga komuniteti, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle sepse kushtet në këtë shkollë nuk ishin të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimorë. Pra pas këtyre investimeve u konstatua edhe nga vet drejtori i shkollë se është bërë një punë e mirë në ndryshimin e kushteve në favor të procesit mësimor. Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë  u pritën nga  drejtorët e të dyja shkollave Bashkim Berisha dhe Hysen Balaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …