Kryetari Ramosaj,nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi për izolim termik të shtëpive për familjet me raste sociale

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë me Kryetarin e Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryetarin e komunës se Junikut Agron Kuçi si dhe Marijan Hohnjec, përfaqësues i projektit “Iniciativat testuese për investimet e njësive të banimit ne efiçiencën e energjisë”, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e këtij projektit në kuadër të Programit të Pragut për Kosovën të MCC-së i zbatuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës. Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, kryetari Ramosaj, falënderoi Hohnjec, për përkrahjen, njëkohësisht edhe kryetaret e komunave që ishin prezent duke theksuar se Komuna e Deçanit, do të angazhohet në përmbushjen e obligimeve të saj nga kjo marrëveshje ku ndër të tjera tha se inicimi i bashkëpunimit për këtë projekt është shumë i rëndësishëm pasi përmes këtij projekti familjet përfituese do të kenë mundësi që të përfitojnë zbatimin e masave efiçiente në favor të energjisë, masa njëkohësisht të kërkuara me standardet e BE-së, të reduktojnë edhe shpenzimet për energji elektrike. Ndërsa Marijan Hohnjec, udhëheqës i pakos, tha se “Qëllimi i inicimit të këtij bashkëpunimi është të kontribuojë në rritjen e efiçiencës së energjisë, rinovimin e shtëpive për familjet me raste sociale që përfshijnë izolimin dhe ndërrimin e dritareve, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe do të ndihmojë në përafrimin e standardeve mjedisore të BE-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …