Kryetari Sami Lushtaku takoj Komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, koloneli Harun Elitas

Në Skenderaj u zhvillua një takim ndërmjet Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe Komandantit të KFOR-it turk në Kosovë, kolonelit Harun Elitaş, ku u diskutua bashkëpunimi ekzistues dhe mundësitë për thellimin e tij në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Sami Lushtaku vlerësoi lart angazhimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, i cili kontribuon në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit lokal në komunën e Skenderajt.

Gjithashtu, u shpreh mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga KFOR-i turk në aktivitetin e 22 Prillit – Ditën e Tokës, ku së bashku synohet pastrimi i mbeturinave dhe eliminimi i deponive ilegale në territorin e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave!

Sot, në Mitrovicë u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën të Komitetit …