Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi

Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike, në vendin e rënies së tyre, në Bjeshkën e Zatriqit, si dhe në varrezat e dëshmorëve, në vendlindjen e tyre në Ratkoc, u  përkujtuaan dëshmorët e kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi, të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan deri në frymën e fundit kundër pushtuesit serb. Kryetari i kopmunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi tha me këtë rast se Visar Hoti dhe Safet Latifi u angazhuan në rrjedhat e veprimtarisë për liri në LKÇK, në një periudhë të rëndë të robërisë, ku e vetmja rrugë për liri kishte mbetur lufta e armatosur çlirimtare.

Dëshmitë tona flasin për shumë e shumë vepra të mira të këtyre dy luftëtarëve të dëshmuar të Batalionit të III-të të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së, të cilat u kurorëzuan me 18 prill 1999, ku bashkë e vulosën pavdekësinë në betejën heroike të Zatriqit.

Veprimtaria dhe sakrifica e tyre janë burim frymëzimi për të gjithë ne. Ato na mësojnë se liria nuk fitohet pa sakrificë dhe se vetëm me përkushtim e ndershmëri mund ta çojmë Kosovën përpara, ka thënë në fjalën e tij, kryetari Smajl Latifi.

Lavdi e përjetshme Visarit, Safetit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …