Kryetari Selmanaj me bashkëpunëtor ka pritur në takim zyrtar nga CDF-ja

Kryetari i  komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj, drejtorin e Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni dhe drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur në takim drejtoreshën e CDF-së zonjën/ Nermin Mahmuti dhe menaxherin e projektit Gramen Taraku –projekt menaxher.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i kryetarit të komunës së Deçanit më të arriturat e deritanishme të projektit për Rrjetin e shtegut te ecjeve  dhe biçiklizmit,  projekt ky që ka nisur ketë vit dhe do të përfundoi në Qershor të vitit 2017 edhe në komunën e Deçanit.

Objektivat kryesorë të këtij projekti në komunën  e Deçanit janë promovimi i turizmit të qëndrueshëm  natyror, tradicional dhe kulturë të rajonit.

Më konkretisht ky projekt  për komunë  e Deçanit parasheh zhvillimin e shtigjeve  për ecje  deri ne 60 km dhe çiklizmit deri ne 117 km.

Në këtë projekt shtegu i ecjes përfshin bjeshkën e Milishevcit, bjeshkën e Deçanit, kalon në Junik, ndërsa për çiklizëm  Deçan –Isniq –Irzniq dhe kalon në pjesën e Junikut. Vlen të ceket se në të gjitha këto shtigje do të behët edhe shenjëzimi nga persona të cilët tashmë janë edhe të trajnuar.

Projekti në fjalë është i një rëndësie të veçante sepse ngritë vetëdijen për përfitime ekonomike, mjedisore dhe sociale të shtigjeve në distanca të gjata, ngritja e aktiviteteve  dhe konkurrencës se ofertës turistike në Bjeshkët e Nemuna  u tha nga të pranishmit ë këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …