Java që iku ishte pa asnjë aksident trafiku në Suharekë

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal të sigurisë  që u mbajt të enjten,  komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, gjatë raportimit për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, tha se gjatë javës që shkoi nuk u regjistrua asnjë rast i aksidenteve në trafik, ndërsa për ngjarjet tjera që kanë ndodhur ai ka shtuar se ka pasur: 1 mashtrim, 1 vetëvrasje në tentativë ( një person femër ka tentua të vetëvritet me medikamente ), 1  i arrestuar për vjedhje të pyllit në bjeshkën e Dellocit, 1 shpërthim zjarri në Reçan, 2 kanosje dhe 3 vjedhje. Ndërsa për punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës në Komunën e Suharekës, kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, ka thënë se kryetari Asllanaj, ka takuar sindikalistët grevist (ish punëtorë të “Ballkanit”) të cilët janë ankuar për mos përfillje të kërkesave të tyre nga ana e AKP-së, pastaj për takimin që nënkryetari Kuçi, ka marrë pjesë në ARD-a, për mbledhjen e dhjetë të Kuvendit të Komunës për këtë vit, si dhe për aktivitetin e Drejtorisë Komunale për Bujqësi, ku ka filluar aplikimi për  fidane të dredhëzave dhe të mjedrave. Nga ky Projekt pritet të përfitojnë 20 fermerë nga Komuna e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …